Prodhimet dhe sistemet

Ekspertët tanë teknik kanë gjetur zgjidhje që mund ta bëjnë ndërtesën tuaj më të ngrohtë, më të thatë, më të qetë dhe më të sigurt për të punuar dhe jetuar. Duke përdorur pllakat e gipsit dhe çimentato, kornizat metalike, aksesorët, përbërësit dhe llaçin ne krijojmë mijëra sisteme të ndryshme për t'ju ndihmuar që të ndërtoni ndërtesa me cilësi të lartë.

Pllaka gipsi

Pllaka gipsi

Pllaka gipsi

Pllakat e gipsit të Siniat janë prodhuar për të përmbushur dhe tejkaluar edhe normat dhe nevojat më të mëdha në ndërtimet e sistemeve me pllaka gipsi. Për më tepër, Siniat ofron pllaka gipsi që janë projektuar për t'u bërë ballë mjediseve të ashpra. Gama jonë e pllakave të gipsit përfshin llojet e mëposhtme, por nuk kufizohet me to.

Suvatë dhe finiturat

Suvatë dhe finiturat

Suvatë dhe finiturat

Projektet cilësore fillojnë gjithmonë me një themel të fortë. Siniat e njeh mirë këtë dhe ofron gips me cilësi të lartë të përshtatshëm për aplikime të ndryshme: përgatitja e bazamentit për pllakat e gipsit, nivelimi i çrregullimeve të mëdha ose të vogla në sipërfaqet e ndërtimit ose madje edhe derdhja e modeleve dhe formave të ndryshme.

Kornizat metalike

Kornizat metalike

Kornizat metalike

Ne ofrojmë një gamë të gjerë kornizash metalike për t'ju ndihmuar që të ndërtoni sistemin e përsosur me pllaka gipsi ose çimentato. Zgjidhjet speciale metalike të zhvilluara nga ekspertët tanë ndihmojnë në sigurimin e performancave më të mira akustike ose sizmike. Llojet e ndryshme të profileve dhe këndeve plotësojnë standardet dhe kërkesat lokale. Duke punuar së bashku me instaluesit, ne jemi në gjendje të përtërijmë vazhdimisht kornizat tona për të përmirësuar performancën dhe për të rritur efikasitetin në vendet e punës

Fiksues dhe aksesorë të tjerë

Fiksues dhe aksesorë të tjerë

Fiksues dhe aksesorë të tjerë

Për të marrë rezultatet më të mira nga sistemet e pllakave të gipsit Siniat, ju mund të përdorni aksesorët e krijuar posaçërisht. Nga vidat dhe shiritat, tek bashkuesit metalik dhe bulonat fiksuese, Siniat ofron gjithçka që ju nevojitet nga fillimi deri në fund të projektit. Për më tepër, ne ofrojmë aksesorë specialë për aplikime të veçanta, për shembull, bashkues për mure me veti të izolimit të zhurmës.

Zgjidhje novatore, inteligjente dhe efektive

Zgjidhje të testuara dhe të certifikuara

Të përkushtuar ndaj ndërtimeve të qëndrueshme